Në një komunikim me mediat, kreu i PD Sali Berisha, ka njoftuar se rasti i tij është klasifikuar si i rëndësishëm nga Gjykata e Strasburgut, pa pritur shterim të mjeteve të brendshme.

Ai shtoi se tashëm ekipi i tij mbrojtës do të paraqesë në këtë gjykatë fakte për  shndërrimin e drejtësisë në armë politike.

“Gjykata e Strasburgut klasifikon rastin Berisha si “leading”, të rëndësishëm, kanë komunikuar shumë pejt këtë njoftim pa pritur shterim të mjeteve të brendshme. U jam shumë mirënjohës kësaj gjykate që është edhe garantë kryesore e të drejtave të njeriut

Avokatët e mi do të paraqesin aty të vërtetat e shndërrimit të drejtësisë në armë politike”, tha ai.