Connect with us

Aktualitet

‘Duam drejtës, ndryshe do e djeg këtë vend…’/ Gjyshi i Martin Canit i përlotur në protestë

Gjyshi i Martin Canit, edhe pse në moshë të thyer, i është bashkuar sot protestës së zhvilluar për vrasjen e nipit të tij, vetëm 14-vjeç. Në fjalën e tij para turmës, i moshuari kërkoi drejtësi për nipin e tij, duke u shprehur se nëse nuk ka lëvizje nga drejtësia, do të bëjë vetëgjyqësi. Me lot në sy, bëri dhe një përshkrim të shkurtër të nipit të tij, të cilit iu pre jeta në mes.

Gjyshi i Martin Canit: Unë e mbaj veten si burrë i fortë, por për fëmijën nuk paska gjë më të keqe. Martini për ata që e njohin ka qenë një shembullor në shoqëri, merrej edhe me sport. Ne u dogjëm, por mos të digjen më të tjerë. Vetëm drejtësi, nuk dua të përfitojë asnjë. Nëse nuk zgjidhet ky problem që Martini të shkojë në vendin e duhur, unë do e djeg këtë ‘problem’. Sikur ra Martini për hir të demokracisë, do të bie dhe unë se nuk ka ça më duhet jeta. Mos u frikësoni se nuk ia dua të keqen askujt. Të vihet drejtësia në vend!

Advertisement