Connect with us

Aktualitet

SPAK caktoi arrest me burg, kush është zyrtari i lartë i Policisë, Dedan Gjoni

Dedan Gjoni, ish-shefi i komisariatit numër 6 në Tiranë, që u arrestua në nëntor të vitit 2023, ishte një nga personazhet më aktiv të grupit kriminal që u godit nga SPAK. Edhe pse një zyrtar dhe drejtues i lartë policie, Gjoni rezulton në përgjime të shumta në lidhje të forta me kriminelët, madje duke marrë përsipër për të gjetur gjerëzit për të kryer edhe vrasjen e dy vëllezërve nga Britania e Madhe.

Mësohet se Gjoni është nipi i gjyqtarit të larguar nga sistemi i drejtësisë Gjin Gjoni, i cili u vu nën hetim për fshehje të pasurisë, përpara se të niste procesi i Vettingut.

Advertisement