Kosova
Vulin kërcënon sërish me krijimin e një bote serbe/ U vendos nga Vuciç e Dodik
Duket se sanksionet dhe përfshirja në ndikimin malinj te Rusisë në rajonin e Ballkanit nuk po i bën më përshtypje Aleksandar Vulin-it e as krerëve në Serbi. Megafoni i presidentit Vucic, i angazhuar për promovimin e ‘Serbisë së Madhe’, ka kërcënuar sërish me bashkimin e të gjithë serbëve nën krijimin siç pretendon ai të ‘Botës serbe’.
“Serbët janë një popull politik unik dhe kurrë nuk duhet të lejojnë të tjerët të vendosin për ta. Serbët nuk duhet të ndalojnë së ëndërruari ëndrrën e të parëve të tyre për krijimin e botës serbe. Ne do ta krijojmë atë me mjete politike dhe kurrë nuk do të heqim dorë nga ëndrra për të jetuar së bashku dhe për të qenë ajo që jemi – një popull” – tha zëvendëskryeministri i Qeverisë së Serbisë
Vulin gjithashtu pranoi hapur se pas krijimit, siç pretendoi ai, te ‘Botës Serbe’ qëndrojne drejtpërdrejt presidenti serb Aleksandar Vucici dhe homologu i tij nga RS Milorad Dodik.
Kujtojme se në vitin 2023, administrata amerikane e ndëshkoi Vulin me sanksione, duke e cilësuar atë përgjegjës për aktivitetet korruptive dhe destabilizuese që mundësonin ndikimin malinj të Rusisë në rajonin e Ballkanit.
Pas kësaj, presidenti serb Aleksandar Vuçiq e shkarkoi atë nga pozita e drejtorit të agjencisë së inteligjencës BIA dhe e emëroi ministër pa portofol dhe zëvendëskryeministër në qeverine serbe.