Connect with us

Aktualitet

Operacioni i SPAK/ Gjyqtarja Pajtime Fetahu përdorte bandat për të goditur gazetarët

SPAK ka lëshuar urdhër arrest për Suel Çelën, vëllanë e tij, ish-gjyqtaren Pajtime Fetahu dhe 13 persona të tjerë në kuadër të një operacioni për goditjen e një organizate kriminale. Gazetarja Keti Banushi tha se për herë të parë, SPAK ka ngritur akuzë për organizatë kriminale. Ajo thekson se masë ‘arrest me burg’ është lëshuar edhe për vëllanë e Suel Çelës, i cili ndodhet në një burg në Itali.
“Arrestimet në kuadër të organizatës kriminale, kjo është forma më e lartë e bashkëpunimit të grupeve kriminalë. Ka në përbërje emra në profesione të ndryshme, krahas drejtuesit të organizatës, ka në përbërje ish-gjyqtarë Pajtime Fetahu ndaj së cilës është caktuar arrest me burg, zyrtarë të lartë të policisë, Dean Gjoni i arrestuar. Shumica më e madhe kanë qenë të arrestuar, por ka edhe emra personash që janë të arrestuar. Masë e dytë sigurie për Suel Çelen. Nuk është arrestuar, ka për vëllanë e tij që është i arrestuar në një burg në Itali. Kemi për herë të parë të përfshirë edhe dy gazetarë”, tha gazetarja Banushi.
Banushi thotë se ish-gjyqtarja e Elbasanit, Pajtime Fetahu përdorte anëtarë të bandave për të goditur gazetarët dhe mediat, në raste kur bënin artikuj ndaj saj. Një episod i bërë publik në media, është se Fetahu kishte porositur vrasjen e gazetarit Saimir Kodra.

“Fetahu ka qenë në sulmin e mediave sidomos të mediave investigative dhe dalin në biseda që me anëtarë të grupeve kriminalë u kërkonte ndihmë që të reagonin ndje këtyre personave. Të paktën në disa episode që del. Bëhet fjalë për investigim që ka bërë emisioni ‘Stop’ që kishte në qendër këtë gjyqtare, kjo gjyqtare i ka kërkuar ndihmë anëtarëve te organizatës, nuk e di për eliminim apo jo, por për të reaguar ndaj gazetarit”, tha Banushi.

Advertisement