Politike
LAJM I FUNDIT/ Lirohet nga arresti Sali Berisha
Gjykata e Posaçme ndryshon masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’ për Sali Berishën, informon gazetarja Keti Banushi. Vendimi u mor nga Flojera Davidhi. Berisha ndodhej në ‘arrest shtëpiak’ prej 30 dhjetorit 2023 pasi refuzoi të zbatonte vendimin e parë të GJKKO-së për masën e sigurisë ‘detyrim me paraqitje’
Gjykata konstatoi që për të nuk ekzistojnë kushtet dhe kriteret për asnjë masë sigurie. Jemi në kërkimin paraprak. Prokuroria kërkoi të mbetej në arrest shtëpie. Kjo ishte kërkesa jonë që ditën përpara seancës paraprake. Këto kërkese shqyrtohen brenda 5 ditëve. Kjo kërkesë është bërë këtu. Mbas vendimit të kushtetueses. Prej sot është i lirë. Mos u mërzisni që Sali Berisha u lirua’ u tha gazetarëve avokati Genc Gjokutaj
GJKKO liroi Berishën, avokati Gjokutaj: Del që sot nga ‘arresti shtëpiak’! SPAK të bëjë ç’të dojë, i ka hipur kalit së prapthi
‘Unë nuk mund të relatoj dosjen. Gjykata konstatoi që për të nuk ekzistojnë kushtet dhe kriteret për asnjë masë sigurie. Jemi në kërkimin paraprak. Prokuroria kërkoi të mbetej në arrest shtëpie. Kjo ishte kërkesa jonë që ditën përpara seancës paraprake. Këto kërkese shqyrtohen brenda 5 ditëve. Kjo kërkesë është bërë këtu. Mbas vendimit të kushtetueses. Ligji nuk zbatohet në analogji.
Ne nuk i besojmë gjykateve, ua kam thënë kemi 1 vite e ca luftë me Irena Gjoka. Nuk e di duhet të kuptoni, nuk mund të hyj ndërgjegjes së brendshme procesi është politik nuk ekziston arsye ligjore. SPAK le të bëjë çtë dojë. Duhet të ulë kokën dhe të shoh çfarë ka bërë, të kthehet në retrospektivë i ka hipur një kali së prapthi. Që nga sot. absolutisht i ekzekutueshëm. Mos u mërzisni pse u lirua Berisha.’