Politike
‘U krye dhe kjo punë’/ U lirua nga arresti shtëpiak, Berisha nga selia blu
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka mbërritur ditën e sotme në selinë blu, pasi u la i lirë. Gjatë fjalës së tij para mbështetësve demokrate, Berisha theksoi se piramida më e madhe e mashtrimit ka marrë sot goditjen më fatale. Po ashtu Berisha ka falenderuar çdo qytetarë dhe demokratë që e ka mbështetur në këtë kohë.
“Të dashur miq, u krye edhe kjo punë. Piramida më e madhe e mashtrimit në historinë e drejtësisë europiane mori sot goditjen më fatale. Përshëndes çdo shqiptar me mirënjohjen më të madhe”, tha Berisha.