Connect with us

Kosova

Rohde përsërit porosinë e Hovenier: Mos fyeni unionin ku doni të bëheni anëtar

Ambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde së fundmi në një intervistë tha se nuk duhet te fyhet unioni në të cilin Kosova do të anëtarësohet. Rohde iu referua deklaratave të udhëheqësve institucionalë mbi mosbalancën e BE-së ndaj palëve në dialog.

Ambasadori gjerman në një intervistë për “RTV21”, ka folur edhe për raportet e Gjermanisë dhe Kosovës, për draftin e Asociacionit dhe Gjykatën Kushtetuese, për Këshillin e Evropës dhe perspektivën evropiane të Kosovës.

Sipas tij është gabim të mendohet se kur qeveritë ndërrohen, ndryshojnë edhe parametrat kryesore. Ai theksoi se ata duan që normalizimi të ndodhë. Rohde theksoi se ata janë të bllokuar për shkak se të dyja palët nuk tregojnë besim dhe vullnet për të lëvizur.

“Është gabim të mendohet se kur qeveritë ndërrohen, ndryshojnë edhe parametrat kryesore…Ne duam që normalizimi të ndodhë, ne kemi një dokument që operon dhe marrëveshja e Brukselit është e përshkruar qartë aty. Aktualisht jemi bllokuar për shkak se të dyja palët nuk tregojnë, do të thosha, besim të mire  dhe vullnet për të lëvizur. Por e vërteta është se Serbia është e kënaqur me status quo-në. Kosova do që të ndryshojë status quo-në.

Ne duam ta ndryshojmë status quo-në për më shumë njohje, duke u bërë anëtar i të gjitha klubeve ku dëshironi të jeni.  Dhe mendoj se ishte kolegu im i SHBA-së i cili tha disa javë më parë, nëse doni të bëheni anëtar të unionit, mos e fyeni atë union ku doni të bëheni anëtar i tij. Kjo nuk është kurrë ide e mirë”, tha ambasadori.

Advertisement