Connect with us

Kronike

Kthyen goditën e braktisur në “shtëpi bari”, një punonjës i OSHEE i arrestuar

Ka përfunduar me sukses operacioni policor i koduar “Godina”, i cili ka çuar në zbardhjen dhe shkatërrimin e një aktiviteti të paligjshëm të kultivimit të bimëve narkotike në një ambient të braktisur në fshatin Dush, në territorin e Vaut të Dejës.

Gjatë kontrollit të ushtruar në një godinë të braktisur që dyshohej se ishte përshtatur për kultivimin e kanabisit, Policia ka gjetur një sasi të konsiderueshme të bimëve narkotike.

Në ambientin e përshtatur u gjetën 578 fidanë të dyshuar si cannabis sativa. Po ashtu, u sekuestruan 103 llamba elektrike, të cilat shërbenin për krijimin e kushteve të duhura për rritjen e bimëve narkotike.

 

 

Në vijim të operacionit, Policia arrestoi në flagrancë elektriçistin F. M., 62 vjeç, ndërsa u proceduan penalisht në gjendje të lirë tre anëtarë të grupit të punës së OSHEE-së që mbulonin zonën.

Ata janë identifikuar si J. D., 41 vjeç, banues në Fushë-Arrëz, I. M., 32 vjeç, banues në Shkodër dhe A. B., 32 vjeç, banues në fshatin Hajmel. Ata akuzohen për veprat penale “Shpërdorim i detyrës”, “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike”.

Materialet e sekuestruara dhe informacionet e siguruara janë dërguar në Prokurori për veprime të mëtejshme, ndërsa puna vijon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Advertisement