Connect with us

Politike

“Fishekzjarre për…”/ Bushati: Halli i SPAK gazetari që gënjeu Fevziun, jo votat e PS

Analisti Andi Bushati ka folur për dosjen e SPAK ndaj organizatës kriminale të Suel Çelës, ku pretendohet se janë përfshirë edhe gazetarë të kronikës, çka shkaktoi mjaft bujë në opinionin publik.

Bushati tha se kjo ishte e qëllimshme dhe SPAK i hodhi si “fishekzjarre”, për të mbuluar lidhjet politike të bandës dhe blerjen e votave për PS-në. Bushati tha se SPAK ka identifikuar si problem të madh, faktin që Artan Hoxha ka gënjyer Fevziun për një emision dhe jo votat që kanë mbledhur socialistët me krimin.

“Do të dish çfarë më bën të dyshoj? Kjo dosje që po bëjnë sikur duan tani që mos dalë, e kanë formuluar vetë si dosje me fishekzjarre. Pse? E dëgjuam Saimirin që tregoi se nuk ishte ndjerë fare i rrezikuar.  Po të lexosh dosjen e kupton se grupi i Çelës tallej me atë dhe nuk kishte ndërmend të vriste gazetarin. Me çfare fryu tjetër? Me çështjen e Hoxhes dhe Qynos. Nuk dua ti mbroj, ata e kanë përdhosur profesionin tonë, por se çfarë i duhet birbove të SPAK, që Artan Hoxha paska manipuluar emisionin e Fevziut për një bandë, nuk e kuptoj.

Po do SPAK të nxjerrë që media është kazan, le ta bëjë, por kur një gazetar, manipulon publikun apo emisionin e Fevziut, është problem moral dhe jo kriminal. Dini gjë që Hoxha të ketë nxjerrë njeri në kurth për ta vrarë? Ka bashkëpunuar për të bërë krim? Këta, si duket i ka huazuar pushteti edhe spin doktor që të dinë se çfarë efekti mediatik ka, sikur çështja e bandave janë Qyno që gënjen Karlon dhe Tan Hoxha që gënjen Fevziun.

Kjo është bërë që ne të merremi me Hoxhën, Qynon dhe Saimirin dhe të mos diskutojmë se ky grup ka vjedhur vota për PS, që kontrollonte lejen e kullave në zyrën e Ramës. Tani, edhe unë çuditem, si doli kështu Tan Hoxha? Në fund të fundit ka gënjyer Fevziun, asgjë më shumë, kjo na tregohet si gjëmë e madhe. SPAK është prapë edhe këtu do tregojë që mediat janë kazan dhe te banda e Suel Celës, del krim mbi krimin, Qyno dhe Tan Hoxha. Këta duan të bëjnë lavazh truri publikut. Nuk kanë ndërmned të bëjnë drejtësi dhe të gjejnë kriminelët e vërtetë. Këta janë disa palaço që gënjejnë publikun si spin doktora dhe këtë tregojnë faqet e dosjes”, tha Bushati.

Advertisement