Connect with us

Aktualitet

Në kërkim për përdhunimin e një të miture në Francë, arrestohet 30-vjeçari malazez

Autoritetet policore kufitare kanë arrestua në doganën e Muriqanit një 30-vjeçar malazez, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet franceze.

Në pranga është vënë shtetasi me inicialet A.D., banues në Mal të Zi, i cili akuzohet në Francë për veprat penale “Përdhunim dhe Kryerje e marrëdhënieve seksuale me të mitur”. I riu po tentonte të futej në Shqipëri.

“30 vjeçari ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Paris/Francë, pasi Gjykata e Tribunal Judiciaire De Bethune/Francë, datë 29.07.2024, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Përdhunim” dhe “Kryerje e marrëdhënieve seksuale me të mitur” parashikuar nga Kodi Penal i Francës”, thuhet në njoftimin e policisë.

Interpol Tirana po bashkëpunon me Interpol Parisin/Francë, për ekstradimin e 30-vjeçarit drejt Francës.

Advertisement