Connect with us

Kosova

Po vjen ‘Shqipëria e madhe/ Avokat Ngjela trondit Serbinë dhe Greqinë…

Avokati Spartak Ngjela në një postim në rrjetet sociale ka bërë një shkrim në lidhje me bashkimin kombëtar dhe “Shqipërinë e madhe”. Se pari ai ka kerkuar urgjentisht nga historianët se Shqipërisë te shkruajnë historinë e vërtetë të Çamërisë, teksa dhe ka potencuar se kërkesa e historisë se re të Shqipërisë Etnike po rilind me ardhjen e pavarësisë së Kosovës.

Gjithashtu, Ngjela përmendi edhe pushtesit historik të shqiptarëve, siç janë Serbia, Greqia e Mali i Zi, shtete këto që janë formuar me toka të marra nga shqiptarët. Sic edhe shkruan ai, “Bota shqiptare në Ballkanin Perëndimor është nevojë e ngutshme gjeopolitike e NATO-s dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ngjela shkruan se “Ka një aksiomë në histori, e cila thekson se: atë territor etnik që e kërkon koha historike, çdo shtet që e ka, duhet ta dorëzojë, sepse, në të kundërt, kjo kohë thërret luftën në ndihmë”.

Sipas avokatit, te gjithe pushtuesit historic te Shqiperise sot jane ne hall, sepse e kane kuptuar se po vjen Shqiperia e Madhe, për Shqipërinë e ardhshme. Sic edhe shprehet ai: Shqipërinë etnike nuk po e bien luftrat, por po e sjell historia.

“Koha jonë shqiptare ka mbi 20 vite që ka hyrë në historinë që i është dhunuar, teksa shqiptarët në Ballkanin Perëndimor kanë krijuar shtetin e dytë: Kosovën e Dardanisë historike. Historia pas Kosovës po thërret Çamërinë shqiptare dhe rigrupimin e shqiptarëve që janë në Greqi; por dhe të katër milionët shqiptarët që po jetojnë në Turqi. Dhe dihet tani se, kur të thirret Historia e së vërtetës historike, kësaj thirrjeje nuk ka forcë që të mund t’i rezistojë” – ka theksuar avokat Spartak Ngjela.

Advertisement