Connect with us

Politike

Vrasja në Ndroq/ Berisha: U ekzekutua dëshmitari i ‘copëtimit’ të Jani Prengës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha komentoi vrasjen e djeshme në Ndroq, ku u ekzekutua për vdekje me armë zjarri Alfred Dedja. Në fjalën e tij, në një konferencë me gazetarët, Berisha tha se i ekzekutuari është dëshmitar në vrasjen e Jani Prengës. Sipas kryedemokratit, vrasja e djeshme është dëshmi e funksionimi si një sipërmarrje e përbashkët e krimit dhe shtetit.

Çështja e dytë për të cilën jam sot para jush, dje mbasdite u ekzekutua publikisht në Ndroq dëshmitari i copëtimit të Jan Prengës, njeriut që dinte të gjitha. Ai, Dedja, kishte qenë menaxher i lokalit të Altin Hajrit. Imagjinoni ju një moment, njeriu që e kishte liruar nga burgu këtë Julian Gjoshin, që kishte ngritur shtetin në këmbë për ta liruar, tani e urdhëron në një akt in-ekstremis, të vrasë në publik dëshmitarin e vetëm të mundshëm të copëtimit makabër të trupit të Jan Prengës. E gjitha kjo një vepër shtetërore mafioze. Mafia me shtetin të bashkuar. E gjitha kjo për të mbyllur aferën, sepse ju e dini se për Jan Prengën u akuzuan kamerierët e Altin Hajrit, kurse Altini është i lirë, Altini tani pastron oborrin dhe u detyrua në fund të nisë kunatin e tij të kryejë vrasjen publike. Vrasja mafioze e djeshme është dëshmi e funksionimit si një sipërmarrje e përbashkët e shtetit me krimin, e mafies me shtetin. Ndryshe, Dedja duhet të ishte një dëshmitar i mbrojtur, i çmuar, por nuk pati kurrë dëshirë për të zbardhur vrasjen e Jan Prengës. Edhe këto që shihni ju, dosjet që të gjitha vijnë nga jashtë, Dumani fle mbi to. Të gjitha janë nisma të prokurorive partnere, asnjë nismë e tij. Jo, aty i ka pasur të gjitha veprimet,”-tha Berisha ndër të tjera në fjalën e tij.

Advertisement