Connect with us

Bota

Epoka e re e Sirisë/ SHBA: Nuk do të lejojmë që ISIS të kthehet, Izraeli kap lartësitë Golan

Sirianët u zgjuan të hënën për një të ardhme shpresëdhënëse, por të pasigurt, pasi rebelët pushtuan kryeqytetin Damask dhe presidenti Bashar al-Assad u largua në Rusi, pas 13 viteve të luftës civile. Përparimi i rrufeshëm i një aleance milicie të kryesuar nga Hayat al-Tahrir al-Sham (HTS), një ish degë e al-Kaedës, shënoi një nga kthesat më të mëdha për Lindjen e Mesme në breza. Rënia e Asadit zhduku një bastion nga i cili Irani dhe Rusia ushtronin ndikim në të gjithë botën arabe.

Presidenti amerikan Joe Biden tha se Siria është në një periudhë rreziku dhe pasigurie dhe është hera e parë në vite që as Rusia, Irani dhe organizata militante Hezbollah nuk kanë një rol me ndikim atje. Gajtë një fjalimi në shtëpinë e Bardhë, presidenti amerikan Joe Biden tha se nuk do të lejojnë që ISIS të kthehet në Siri. Pentagoni tha se kryen sulme ajrore kundër objektivave të ISIS.

“Ne jemi të vetëdijshëm për faktin se ISIS do të përpiqet të përfitojë nga çdo boshllëk për të rivendosur ndikimin e tij në Sirine nuk do ta lejojmë atë”, tha presidenti Biden më pas konfirmoi se dje “forcat amerikane kryen dhjetëra sulme ajrore precize në Siri, duke goditur kampet e ISIS-it.

Ndërkohë, forcat tokësore izraelite kaluan zonën e çmilitarizuar në kufirin midis Izraelit dhe Sirisë gjatë fundjavës dhe hynë në vend për herë të parë që nga lufta e Yom Kippur në tetor 1973, shkruan New York Times.

Dislokimi u bë në mes të avancimit të rebelëve që dje pushtuan Damaskun dhe detyruan presidentin Assad të ikte. Forcat izraelite thuhet se tani kontrollojnë majën e malit Hermon, në anën siriane të kufirit, dhe disa vendndodhje të tjera që konsiderohen thelbësore për të stabilizuar kontrollin e zonës.

Moska i dha azil Assadit dhe familjes së tij. Qeveritë ndërkombëtare përshëndetën fundin e qeverisë autokratike të Asadëve, teksa thanë se do të punojnë për stabilitet në Siri dhe rajonin përreth.

Advertisement