Connect with us

Kosova

Trump do ta zgjidhë çështjen e Kosovës në trekëndëshin Tiranë-Beograd-Uashington

Drejtoresha e Qendrës për Politikë të Jashtme ne Serbi, Aleksandra Joksimoviç, tha se eshte plotësisht e pritshme që i dërguari i ri presidencial i Trump për misione speciale, Richard Grenell, të merret me Ballkanin, pasi ai e njeh shumë mirë rajonin. Ajo gjithashtu nuk e përjashton mundësinë që zgjidhja e çështjes së Kosovës të ngrihet në nivel rajonal dhe të zgjidhet në trekëndëshin Tiranë-Beograd-Uashington.

Joksimoviç theksoi për TV Prva se vetë funksioni i Grenelit ofron një hapësirë ​​të hapur për veprim.

Nga ana tjeter, anëtari i Bordit Këshillimor të iniciativës Pupin, Ivan Trifunovic, u shpreh për TV Prva se funksioni i Richard Grenelit i kujton atij misionin e një zjarrfikësi.

“Kudo që lind një problem, ai do të shkojë të shuajë zjarrin. Ai është bashkëpunëtor i ngushtë i Donald Trump dhe ky do të jetë një pozicion shumë i rëndësishëm, por ka mundësi që të mos qëndrojë në këtë pozicion gjatë gjithë mandatit të presidentit te ri amerikan, por gjithsesi do te marr ndonjë post tjeter të rëndësishëm dhe do të qëndrojë pranë Trump dhe qendrës vendimmarrëse”, ka theksuar Trifunovic.

I pyetur se çfarë marrëdhënie mund të krijoje Grenell me Serbinë, Joksimoviç tha se dyshja Trump dhe Grenell janë shumë më të vëmendshëm ndaj interesave të Beogradit.

Kur është fjala për qëndrimin e SHBA-së ndaj Kosovës, Joksimovic shtoi se SHBA-të e njohin rëndësinë e Serbisë si faktorin më të rëndësishëm që mund të ndikojë në dinamikën në rajon.

Advertisement