Connect with us

Kosova

Ambasadori Hill i preku Rusinë/ Reagon Non Grata Vulin, kujton bombat e NATO-s

Njeriu që ndodhet në listën e zezë amerikane, Aleksander Vulin, ka vënë në shënjestër ambasadorin amerikan në Serbi, Christopher Hill. E shkak u bë pasi Vulinit iu prek Rusia, për të cilën ai është i betuar dhe e do fort. Madje ai e bëri të qartë se as ky brez, e as brezat që vijnë nuk do të jenë kurrë armiq të Rusisë.

Vulin e akuzoi Hillin se ai nuk kërkon që Serbia të jetë mike e SHBA-së, por armik i Rusisë. Për të shkuar më tej me akuza, Vulin tha se ambasadori amerikan nuk tha asnje llaf kur presidenti serb Aleksander Vuçic foli me Presidentin Donald Trump, por  foli sapo u përmendën sanksionet amerikane ndaj Industrise Serbe te Naftes.

“Nëse ambasadori Hill është i shqetësuar se Gazprom po përdor një pjesë të fitimeve për konfliktin në Ukrainë, pse nuk u shqetësua gjatë gjithë këtyre viteve” –  reagoi Vulin në lidhje me deklaratën e Hill-it se rreziku i bashkëpunimit me kompanitë ruse është i njohur prej kohësh.

Më tej ai tha se “Hill është i bindur se kapitali rus është një horr për shoqërinë dhe ekonominë serbe, por është edhe më i bindur se bombat e NATO-s janë shëruese për shoqërite dhe ekonomine”.

“Hill nuk kërkon që Serbia të jetë mike e Amerikës, por ne të jemi armiku i Rusisë. Asnjë brez serbësh nuk ka qenë armik i Rusisë dhe as ky nuk do të jetë” – potencoi non grata Aleksander Vulin.

Advertisement