Connect with us

Aktualitet

Trafiku i armëve Shqipëri-Kosovë/ Si grupi ra pre e agjentëve të infiltruar (RASTET)

Detaje të reja kanë dalë në dritë mbi veprimtarinë e grupit të strukturuar kriminal të cilët merreshin me trafikim të armëve dhe municionit luftarak nga Kosova në Shqipëri. Ky grup u godit përpara disa ditësh nga nje megaoperacion i zhvilluar nga autoritetet shqiptare në bashkëpunim me ato të Kosovës. Në Tiranë në pranga janë vendosur, Euxhenio Manushi 20 vjeç, Endri Papa 34 vjeç, Aurel Manreka 28 vjeç, Gersi Llozha 22 vjeç, Kleos Mucalliu 26 vjeç dhe Tonin Shkami 53 vjeç.

Konkretisht, Prokuroria dhe Policia kanë gjetur detaje për lidhjet dhe bashkëpunimin e 7 prej tyre në vendin tonë. Sipas hetimeve, në muajin shkurt të këtij viti, Valter Osmani alias Manoli, i shiti 4 armë pistoleta Tonin Shkambit. Grupi hetimor përmes autorizimit për vëzhgim dhe përgjim ambiental, bleu një armë zjarri tip pistoletë me mbishkrimin “EKOL” nga shtetasi Tonin Shkambi. Kësaj arme i është kryer akti i ekspertimit ndërsa ka rezultuar se pistoleta bën qitje të rregullt me fishekë standartë luftarakë, raporton Shqiptarja.com.

Si i bëri Policia blerjet

Gjatë hetimeve të thellurara është mësuar se Tonin Shkambi bashkëpunonte me Endri Papën, i cili ushtronte aktivitetin e taksistit në Tiranë me qëllim transportimin dhe shitjen e armëve të ndryshme, ose shkëmbimin e tyre me kokainë.

Agjentët e BKH kanë blerë gjithashtu dhe një granatë dore e cila është shitur po nga kreu i grupit, Valter Osmani. Kjo granatë është demontuar në ambientet e Drejtorisë Vendosë të Policsë në Tiranë ndërsa e gjithë veprimtaria është dokumentuar për tu përdorur si provë materiale.

Një tjetër veprim i kapur po nga gjentët e BKH-së është blerja e një psitolete “Zoraki” që Osmani ia kishte shitur Gersi Llozhit dhe Aurel Manrekës për t’u blerë më pas nga agjentët.

Një tjetër i përfshirë në këtë organizatë kriminale është dhe 20 vjeçari Euxhenjo Manushi, djali i Ad Sybardhit, i cili në 7 tetor të këtij viti kishte kontaktuar disa persona me qëllim shitjen e një arme automatik.

Në vendin ku do të bëhej pazari, Euxhenjo kishte shkruar me mjetin e tij të llojit “Mercedez Benz” ndërsa armën e kishte futur në një çantë të zezë. Kujtojmë që Manushi u arrestua më 9 dhjetor tek kthesa e Kamzës së bashku me shokun e tij, Klajdi Sejrani ku u kapën me 1 kg kokainë me vete. Roli i tij në këtë organizatë ishte ai i shkëmbimit të armëve me kokainë.

Një tjetër i arrestuar në këtë operacion është dhe Kleo Muçalliu, i cili nga hetimet paraprake është parë teksa është takuar me Valter Osmanin tek terminali i autobusave ndërsa janë ulur në një kafe. Aty është konstatuar se Osmani i ka dhënë diçka Muçalliut, i cili më pas është ndaluar dhe kontrolluar nga forcat “Shqiponja” ku i janë gjetur me vete 50 fishekë. Kleo në atë moment deklaroi se i kishte marrë nga Kosova.

SKEMA:

Nga hetimi është zbuluar se armët vinin nga Turqia si armë sportive dhe më pas në Ferizaj modifikoheshin dhe bëheshin armë zjarri. Trafikantët përdornin ditën e shtune dhe të dielë për kalimin në kufi, pasi sipas një marrëveshje, makinat nuk kontrollohen dhe kjo ishte në favor të trafikantëve. Shpeshherë armët e zjarrit në Kosovë shkëmbeheshin jo me para, por edhe me kokainë.

Shkëmbimi i armëve me kokainë bëhej nga 25 deri në 30 gram për pistoleta dhe sasi më të madhe për armët më të sofistikuara. Këto të fundit ishin kryesisht sportive dhe dyshohet se modifikoheshin në Kosovë, por autoritet atje akoma nuk kanë gjetur vendin apo bazën ku kryhej procesi

Në pranga janë vendosur 24 persona, 14 prej tyre në Kosovë dhe pjesa tjetër në Shqipëri.

Advertisement