Aktualitet
Qytetari: Po protestoj për fëmijët e mi, na kanë shkatërruar jetën!
Një qytetar ka shprehur gjithë indinjatën dhe dëshpërimin e tij për situatën në vend, gjatë një interviste të drejtpërdrejtë
Ai deklaroi se ka qenë gjithmonë pjesë e tubimeve, duke theksuar se këtë herë po ngre zërin për të ardhmen e fëmijëve të tij, pasi ndihet i vjedhur dhe pa asnjë shpresë nga keqmenaxhimi i taksave.
Me tone të ashpra, protestuesi shtoi se premtimi për integrimin europian ka dështuar plotësisht, duke e lënë Shqipërinë në një ngërç të thellë ku shteti nuk funksionon më.