Politike
Dyfytyrësia e Miçotaqisit / I dërgon letër liderëve europianë pasi “kushtëzoi” Shqipërinë: Serbinë e duam në BE! Është gurthemeli i stabilitetit
Greqia është plotësisht dhe pa asnjë rezervë pro anëtarësimit të Serbisë në Bashkimin Europian, ndërsa ka kushtëzuar Shqipërinë.
Kryeministri grek Qirjako Miçotaqis, e ka konkretizuar mbështetjen e tij ndaj serbisë me vepra, duke i dërguar një letër liderëve europianë, në të cilën e konsideron Serbinë si “gurin themel të stabilitetit në rajon”.
Mitsotakis tha se u kishte dërguar një letër liderëve evropianë duke kërkuar hapjen e një kapitulli tjetër në negociatat e anëtarësimit për Serbinë.
Vlen të theksohet se në realitetin gjeopolitik të krijuar pas pushtimit rus të Ukrainës, shumë shtete të BE-së e shohin Serbinë larg Bashkimit Europian, jo vetëm për shkak të mos reshtimit krah tyre për sanksionet ndaj Rusisë, por edhe për problemet serioze të brendshme dhe për mostregimin e vullnetit për të normalizuar marrëdhëniet me Kosovën.
Nga ana tjetër, kryeministri grek deklaroi kushtin e Greqisë, ndaj anëtarësimit të Shqipërisë në BE.
Shqipëria synon të bëhet anëtare e Bashkimit Europian në vitin 2030, duke lënë pas edhe vendet e tjera kandidate të rajonit, që konsideroheshin shumë më para në negociatat me bllokun. Kjo mesa duket ka bërë që Greqia të angazhohet në një fushatë denoncuese ndaj Shqipërisë, që të paktën deri tani mbetet vetëm në kuadrin e deklaratave.