Politike
Rama: U mbështet fuqimisht plani ynë me KE për mbylljen e negociatave në fund të vitit 2027
Shqipëria çeli më 17 Dhjetor Grupkapitullin e 6-të me Bashkimin Europian për integrimin e vendit, ndërsa dje u mbajt edhe Samiti i radhës me vendet e Ballkanit Perëndimor.
I pranishëm ka qenë në të dyja eventet edhe kryeministri shqiptar, Edi Rama, i cili në rastin e parë drejtonte delegacionin dhe e shoqëroi me një foto-album një ditë më pas, kurse në të dytin si përfaqësues i Shqipërisë.
Sot (19 Dhjetor), kreu i qeverisë postoi një tjetër foto-album nga takimi i djeshëm, ku shtrëngon duart me krerët e shteteve të mëdha të BE-së dhe të diplomacisë në KE. Mes tyre Ursula von der Leyen, Antonio Costa, kryeministren italiane Giorgia Meloni, kancelarin gjerman Olaf Scholz, kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis dhe atë hungarez Orban.
Rama e cilëson me një postim në Facebook si “afrim i mëtejshëm me Europën”, ku dhe “u mbështet plani i Shqipërisë i përbashkët me Komisionin Europian”, për mbylljen e negociatave në fund të vitit 2027.
Postimi i Edi Ramës: “MIRËMËNGJES dhe me FotoALBUMIN e një dite afrimi të mëtejshëm me Europën, ku u mbështet fuqimisht plani ynë i përbashkët me Komisionin Europian, për mbylljen e negociatave në fund të vitit 2027, ju uroj një ditë të mbarë”.