Connect with us

Kronike

Sarandë, gruaja vret burrin, dyshohet se e ka goditur me sëpatë

E rëndë në Sarandë. Mësohet se një grua ka vrarë bashkëshortin e saj. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Metoq.

Dyshohet se gruaja e ka goditur burrin me sëpatë në kokë, ndërsa ishte duke fjetur në gjumë.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e këtij krimi të rëndë.

Lajmi ne perditesim

Elvira Tahiraj është 49-vjeçarja, e cila goditi me thikë bashkëshortin e saj teksa ai flinte gjumë.

Raportohet se në momentin kur ndodhi krimi në banesë kanë qenë edhe fëmijët e çiftit, të cilët po flinin.

Ngjarja raportohet se ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm (24 Dhjetor) në fshatin Metoq të Sarandës.

55-vjeçari Llazar Tahiraj ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra, ndërsa autorja e dyshuar e vrasjes është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Sarandës për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.

Advertisement