Connect with us

Kosova

FUNDOSET VARKA E SHPETIMIT/ Fokusi i fushatës zgjedhore, “pro dhe kundër” Kurtit

Politologu Ognjen Gogiç beson se fushata parazgjedhore në Kosovë do të zhvillohet në domenin “pro” dhe “kundër” kryeministrit Albin Kurti, i cili me sukses po e vendos veten në qendër të fushatës, ndërsa opozita do të fokusohet në dëmin që ka shkaktuar Albin Kurti në marrëdhëniet me partnerët ndërkombëtarë.

Gogic beson se fokusi i fushatës parazgjedhore të Lëvizjes Vetëvendosje do të jetë në marrëdhëniet me serbët dhe Serbinë, si dhe dialogun.

“Ata e portretizojnë veten si dikush që ka qene më i suksesshëm në marrëdhëniet me Serbinë dhe serbët dhe që arriten të vendosin ne vije disa gjëra që paraardhësit e tyre nuk i bënë, duke tundur flamurin e vendosjes se kontrollit apo sovranitetit ne veri te vendit dhe eleminimin e ndikimit te Beogradit atje” – theksoi Gogic duke shtuar se nga ana tjetër, partitë opozitare do të përpiqen të vënë në dukje dëmet e medha që ka prodhuar Albin Kurti në raport me komunitetin ndërkombëtar. Sipas tij, vetem Lidhja Demokratike e Kosovës, krahasuar me partitë tjera, mundohet të merret më shumë me çështjet e jetës, veçanërisht me problemin e papunësisë.

“Megjithatë, të gjitha këto tema mbeten nën hijen e temave shumë më të mëdha – marrëdhëniet me Serbinë dhe serbët dhe marrëdhëniet me bashkësinë ndërkombëtare”. Sa herë që opozita vë në dukje se sa i ka dëmtuar Kurti marrëdhëniet e Kosovës me SHBA, ai gjithmonë përgjigjet se e ka bërë sepse nuk ka dashur t’i dorëzohet Serbisë dhe serbëve. Kjo çon në një situatë në të cilën opozita nuk ka përgjigjen e duhur”- theksoi Gogic, I cili vlerëson se kur bëhet fjalë për partitë serbe, situata do të jetë shumë më dinamike se zakonisht sepse përballë Listës Serbe janë pesë grupe te tjera opozitare.

“Përgjithësisht në zonat me shumice serbe, fushata po zhvillohet më shumë në terren, nga ‘veshi te veshi’ dhe ka të bëjë më shumë me kontaktet personale mes njerëzve, por natyrisht, ajo arrin edhe në media, ku dëgjohen akuza të rënda që njëra palë hedh ndaj tjetrës.

Është e qartë për të gjithë se pozita e serbëve është përkeqësuar në mënyrë dramatike gjatë tre viteve të fundit dhe se ka vend për të kërkuar fajtorin, por edhe për të kërkuar alternativa. Pra, në fakt këtu ka një polemikë se çfarë mund të bëhet ndryshe dhe nëse është e mundur që te kete pergjigje ndaj trendit te kolapsit të pozitës së serbëve në Kosovë. Fushata ka nisur shumë ashpër dhe duket sikur aktorët politike serbë atje, nuk e kuptojnë se janë të gjithë në të njëjtën varkë, ndërsa ajo varkë ka filluar të fundoset” – potencoi Gogiç

Advertisement