Kosova
ARME, DRONE DHE FISHEK/ Nis prodhimi, çmendet Dreçun: Po na zhdukin
Kryetari i Komisionit për Mbrojtje dhe Punë të Brendshme të Kuvendit të Serbisë, Milovan Drecun, ka thënë se ndërtimi i fabrikës së municionit në Kosovë është në kundërshtim me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe paralajmëroi se armatimi i ushtrisë në Kosovë rrezikon sigurinë dhe mbijetesën e popullit serb.
Drecun tha se duke nënshkruar marrëveshje për ndërtimin e një fabrike municioni me prodhuesin shtetëror të industrisë së mbrojtjes turke, në kundërshtim me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, një marrëveshje ushtarako-teknike, Prishtina po përpiqet të startojë një industri dhe prodhim të dedikuar për nevoja ushtarake në Kosovë dhe shtoi se fabrika e parë do të jetë për prodhimin e municionit, për armët gjysmë-automatike, automatike dhe të tjera të këmbësorisë.
“Plani I tyre është që deri në vitin 2027 të mund të plotësojnë nevojat e të ashtuquajturve Forcat e Sigurisë së Kosovës, të cilat nga 1 janari i vitit vijues po hyjnë në fazën e tretë të riorganizimit, d.m.th., në transformimin në një lloj ushtrie të rregullt”, theksoi Drecun
Ai gjithashtu tregoi se i gjithë municioni do te jete i nevojshëm për nevojat e Forcave të Sigurisë së Kosovës, të cilat përkundër planit fillestar, deri në vitin 2027 duhet të kenë rreth 5500 pjesëtarë të tjerë brenda rradheve.
Megjithatë, sic tha Drecun, nuk duhet harruar se ka edhe formacione të tjera të armatosura si shërbimi policor dhe njësitet speciale te parapolicise.
Ai kujtoi se Prishtina vitin e kaluar e rriti buxhetin per ushtrine në më shumë se 200 milionë euro, pervec Fondit për Siguri dhe Donacione dhe theksoi se fabrika e re nuk do të prodhojë drone bajraktarë, sepse është një sistem shumë kompleks që kompanitë turke të jenë të gatshme ta bëjnë këtë në Kosovë.
Sipas Drecun, Turqia, përveç Britanisë së Madhe, Shqipërisë dhe Gjermanisë, është një nga ndihmësit kryesorë që ofron mbështetje logjistike për sa i përket armatimit, pra mjeteve të blinduara luftarake dhe transportuesve.