Connect with us

Kronike

Kishte dalë për gjueti, vetëvritet aksidentalisht 68-vjeçari në Has

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Has, ku një 68-vjeçar është vetëvrarë aksidentalisht me armë zjarri, teksa kishte dalë për gjueti.

Arma e gjahut, të cilën ky shtetas e posedonte me leje, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Njoftimi i policisë:

Në fshatin Perrollaj, dyshohet se aksidentalisht është vetëvrarë me armë gjahu, shtetasi H. U., 68 vjeç, banues në fshatin Perrollaj, Has, i cili kishte dalë për gjueti.

Arma e gjahut, të cilën ky shtetas e posedonte me leje, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.

Advertisement