Aktualitet
Reshjet e dëborës në Kukës, gjysma e popullsisë pa energji elektrike
Moti i keq në vend dhe reshjet e dëborës gjatë mbrëmjes së djeshme kanë sjellë problemet në qytetin e Kukësit.
Mësohet se gjysma e popullsisë në qarkun e Kukësit ka mbetur pa energji elektrike.
Sipas Shtabit të Emergjencave Civile në Kukës aktualisht gjysma e popullsisë është pa energji elektrike: Nj Adm Lekbibaj, Fierzë, Bytyç, fshatrat Rragan, Gjelaj, Nj Adm Margegaj, fshatrat Myhejen, Shumicë, Nj Adm Tropojë, fshati Dojan, Nj Adm Bujan, Bashkia Tropojë. Fshatrat Qarr, Letaj. Peraj, Zgjec ,Perollaj, Bardhaj, Helshan, Kosturr Nj Adm Golaj Bashkia Has. Njësitë Adm Surroj, Kolsh, Topojan, Nj Adm Malzi, Fshati Gabricë, Nj Adm Bicaj, Nj Adm Shtiqën Bashkia Kukës.
Gjithashtu disa rrugët rurale në disa fshatra vijojnë të paraqesin vështirësi si Arrën, Turaj, Shkinak, Tërshenë, Nimçë, Kollovoz ku trashësia e borës i ka kaluar 30 cm në këto zona.
Ndërkohë edhe qarku i Dibrës në 24 orët e fundit, është përfshirë nga reshje shiu dhe dëbore. Trashësia në qytetin e Peshkopisë shkon në 5 cm ndërsa në ekstremet më të larta të Qafë Murrizes dhe të Kalasë së Dodës kalon mbi 20 cm.