Connect with us

Kosova

Vuçiç kërcënon Erdoganin, edhe pse është sa qimja e këmbës/ Ja për çfarë bëhet fjalë

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçic, ka thënë se nuk ka asgjë nga dialogu në Bruksel, sepse Prishtina nuk dëshiron dialog, por dëbimin e serbëve.

Ai gjithashtu ka theksuar se me armatosjen e Kosovës, Turqia po vepron në kundërshtim me Kartën e OKB-së.

“E paralajmërova presidentit Erdogan për këtë dhe i kërkova të mos e bënte. Ata vazhdojnë ta bëjnë, pra te armatosin Kosoven. Por ata janë një fuqi e madhe, dhe ne jemi një vend i vogël” – deklaroi Vucic

Ai përsëri ka theksuar se Prishtina ka shkatërruar provat në kanalin Ibër-Lepenc, pas shpërthimit të 29 nëntorit, për të cilin Kosova akuzon Serbine.

“Kanë kontaminuar vendin e ngjarjes, kështu që hetimi nuk mund të kryhej. Ata kane per qellim qe rruga e Serbise drejtë Evropës të shkatërrohet dhe ne te hyjme ne konflikt me NATO-n” – tha Vucic.

Duke folur per rrezikun e sanksioneve amerikane ndaj industrise serbe te naftes ai theksoi se ka biseduar me kryeministrin kroat Andrej Plenkovic në Bruksel në lidhje me furnizimin me naftë të Serbisë përmes Janaf, në dritën e sanksioneve tashmë të sigurta ndaj NIS, për shkak të pronësisë ruse.

“Ata duan që të dëmtojne Rusinë, dhe Serbia ne kete rast është dëm kolateral. Duhet të flasim me rusët, me amerikanët. Kam folur me Jim O’Brien. Pres qe vendimi per sanksionet te hyje ne fuqi me 1 janar 2025.  Ka një veprim të gjerë kundër interesave ruse dhe ne jemi pjesë e gjithe kesaj “ -theksoi presidenti serb.

I pyetur se çfarë priste nga administrata e re amerikane, ai u përgjigj se priste “shumë, por në një kuptim tjetër”

Advertisement