Bota
Kazakistan/ Rrëzohet avioni me të paktën 70 pasagjerë në bord! Ka të mbijetuar
Një avion pasagjerësh i Azerbajxhanit, me të paktën 70 persona në bord, që nisej nga Baku me synim për në Grozny, Çeçeni, u rrëzua në Kazakistan pranë qytetit Aktau.
Avioni që u rrëzua ishte një Embraer 190.
Nga personat që ishin në bordin e avionit mbijetuan, të paktën 6 sipas autoriteteve.
Kjo u raportua nga Ministria e Emergjencave të Kazakistanit bazuar në informacionin paraprak./La Repubblica
LAJMI I PERDITESUAR
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga rrëzimi i aeroplanit të pasagjerëve në Kazakistan – me 67 persona në bord (62 pasagjerë dhe pesë anëtarë të ekuipazhit) – që ishte nisur nga Baku për në Grozny të Rusisë. Sipas Ministrisë kazake të Urgjencave kishte “disa të mbijetuar”. Autoritetet flasin për të paktën 20 persona, pesë prej të cilëve janë në gjendje të rëndë, tashmë të transportuar në spitalet aty pranë. Megjithatë, 42 persona humbën jetën, aksidenti u shkaktua nga një përplasje me një tufë shpendësh, raporton agjencia ruse e lajmeve “Sputnik”. Numri i saktë i pasagjerëve në bord dhe të mbijetuarve nuk është ende plotësisht i qartë. Nga rikonstruksionet fillestare, duket se ekuipazhi kishte raportuar probleme dhe kështu u devijuan fillimisht në Makhachkala dhe më pas në Aktau. Më pas ai fluturoi mbi aeroportin e Aktaut dhe kërkoi një ulje emergjente. Megjithatë, pilotët nuk ishin në gjendje të kontrollonin zbritjen dhe avioni goditi tokën duke shpërthyer. Aktualisht po vijojnë operacionet për shuarjen e zjarrit të rënë pas përplasjes. Pesëdhjetë e dy punonjës dhe 11 automjete të Ministrisë së Emergjencave të Kazakistanit mbërritën në vendin e rrëzimit të avionit në Aktau.