Connect with us

Kronike

Ibrahim Lici, Duli dhe Genc Tafili/ GJKKO kërkon “shënjestrat” që të bëhen pjesë e “Metamorfozës”

Dorian Duli dhe Ibrahim Lici, të dy në kërkim, janë pjesë e dosjes “Metamorfoza”. Të dy, janë ‘ftuar’ nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuarnë procesin që po zhvillohet ndaj Behar Bajrit, Pëllumb Gjokës dhe të akuzuarve të tjerë. Por, sipas gazetarit Edison Vatnikaj, i cili shkruan këta dy persona nuk gjenden në zonën e banimit. Rrjedhimisht është e pamundur që të merren në pyetje nga togat e zeza.

Në kushtet që të dy nuk gjenden në vendin e banimit, është urdhëruar që njoftimi për të të bëhet me shpallje publike. Kjo procedurë ligjore bëhet për shkak se Duli dhe Lici kanë qenë në shënjestër të grupeve rivale në Shkodër, e për këtë do duhet që edhe të jenë në dijeni të këtij procesi gjyqësor.

Përveç Dulit dhe Licit, në seancë është ftuar edhe Leze Ndoj, nëna e Hjin Ndojt, ky i fundit i vrarë në Shkodër. Kërkesë për të dëshmuar i është dërguar edhe Genc Tafilit dhe ish-policit të Burgjeve, Kleant Musabelliu. Tashmë, në seancën e radhës do të lexohet nëse punonjësit e Policisë së Shtetit kanë bërë të mundur njoftimin e personave të lartpërmendur.

Hetimet e Metamorfozës kulmuan pas përcjelljes së letërporosisë nga autoritetet franceze, ku rezultoi se në dhjetra biseda, Bajri komunikonte me të zhdukurin me Ervis Martinaj për vrasjen e Gjon Boriçit. Kjo dosje është veçuar nga ana e SPAK, sa kohë që Martinaj prej afro dy vitesh rezulton një person i zhdukur. Në përgjime rezultonte gjithashtu se Martinaj garantonte se do të eliminonte Kleanth Musabelliun për interes të Pëllumb Gjokës. Bisedat dhe provat e mbledhura nga hetimi tregojnë se Astmer Bilali me bashkëpunëtorët e tjerë tentuan dhe siguruan kushte për të vrarë Dorjan Dulin, Ibrahim Licin dhe Genc Tafilin, atentate që dështuan.

Advertisement