Pinknews
“Luka është i trembur, vetëm qan”/ Herion Mustafaraj publikon bisedën telefonike me Parashqevinë
Aktori Herioni Mustafaraj ka reaguar shpesh në lidhje me marrëdhënien e tij me ikonën Parashqevi Simaku dhe “shpëtimin” e saj pas shumë vitesh si e pastrehë në Neë York.
Prej ditësh tashmë ka një përplasje mes familjes Simaku dhe aktorit Herioin Mustafaraj. Kjo pasi mbesa e Parashqevi Simakut, Ina Simakut, tha se do ta denonconte aktorin në Polici se po i shqetësonte.
Së fundmi aktori ka ndarë një video në rrjetet sociale, teksa shihet duke biseduar në telefon me Parashqevinë.
“Unë ta thash ty o zemra, Ilirit ti ja merr telefonin dhe i thua i thua dua të flas me Herionin. Ti e pe ça na bënë aty. Vivi dëgjo vëllain, mua mu hap icik punë te hoteli se dolën ca llafe që ishin të padëshiruara që s’kishin ndodhur, u shpikën dhe kam shumë probleme zemra më kupto Herionin, se unë dua të jem me ty çdo sekond, nuk e kam problem fare. Kam dashuri e dëshirë…”, dëgjohet të thotë ai ndër të tjera.