Kosova
KOSOVA SI PARASHIKIMI I MOTIT/ Marko Preleç zbulon mashtrimin e Borrell
…I pyetur pse nuk po zbatohet marrëveshja tashmë e dakorduar me Kosoves dhe Serbise, Eksperti për Ballkanin nga Grupi Ndërkombëtar i Krizave, Marko Prelec theksoi se ekziston një tekst në letër, por edhe një thelb i asaj që është negociuar.
“Marrëveshja është e pazakontë. Nuk është nënshkruar kurrë; ishte deklarata e Borrellit ajo që e shpalli të pranuar. Thelbi i marrëveshjes përfshin një seri lëshimesh nga të dyja palët. Beogradi duhej të ndërmerrte hapa drejt njohjes de facto, ndërsa Prishtina duhej të siguronte autonomi më të madhe për komunitetin serb,” theksoi Prelec
Sipas tij, “Që nga arritja e marrëveshjes, qeveria e Kosovës e ka bërë të pakuptimtë autonominë, jo plotësisht, por në shumë aspekte, duke vendosur autoritet mbi veriun e Kosovës”
“Krijimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe tashmë ka më pak rëndësi sesa kur u arrit marrëveshja. Për këtë arsye, mendoj se Beogradi do të vazhdojë të vonojë implementimin e marreveshjes, ndërsa Prishtina tashmë duket qarte se po vonon krijimin e Asociacionit te komunave me shumice serbe,” theksoi Prelec.
Duke komentuar nëse qeveria e ardhshme e Kosovës do të duhet ta krijojë Asociacionin, eksperti I njohur tha se “Është e vështirë të parashikohet. Por çështja më e rëndësishme mbetet ajo e të drejtave të komunitetit serb dhe se si do të sigurohen dhe respektohen ato të drejta për qytetarët serbë që jetojnë në Kosovë.”