Kosova
MJERIMI I VUÇIÇ/ Duke u mbajtur pas fijes së barit në shkëmb
Në veri të Kosovës gjatë vitit të kaluar ka ndodhur shumë, ndërsa për Beogradin zyrtar mbetet pyetja e vetme e rëndësishme – a do të marrë 10 deputete Lista Serbe, e cila nuk është më e qartë se me çfarë po lufton, dhe kë përfaqëson në të vërtetë?
“Sot, lista serbe nuk ekziston si një lojtar aktiv në Kosovë dhe unë do të thosha se ajo rri e kapur politikisht tek një fije bari e varur mbi një shkëmb” – tha Dushan Janjic nga Forumi për Marrëdhëniet Etnike.
Sipas tij, “Pas ngjarjeve teBanjskës, Lista u shkatërruan dhe do të kete një pjesëmarrje shumë të ulët nga serbët në zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosove, kështu që numri i vendeve në parlament per Listen Serbe do të jetë më pak se 10”.
Që nga fillimi i vitit ka patur dhjetëra raportime për sulme dhe incidente individuale ne veri te Kosoves. Shpërthimi që dëmtoi kanalin në sistemin Ibër-Lepenc në Zubin Potok më 29 nëntor u interpretua si jehonë e atij të mëparshëm në Banjskë dhe solli kerkesen e zyrtareve te Prishtinës qe KFOR të lejonte displokimin e forcave special te Kosoves atje,gjë që nuk u miratua.
Kryeministri i Kosovës e mbylli vitin me një vizitë në Bosnje dhe Hercegovinë, e cila u interpretua si një demonstrim i ri i pafuqisë së Serbisë për të ndikuar në marrëdhëniet rajonale, ndërsa në raundin e bisedimeve të dhjetorit të kaluar në Bruksel ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, u ra dakord që së shpejti do të fillonte punën një komision i përbashkët për zgjidhjen e çështjes së personave të zhdukur. Pak vullnet i mirë për të ëmbëlsuar fundin e vitit dhe sherbet per vitin e ri.