Connect with us

Aktualitet

Vdekja e 12-vjeçarit/ Mjeku jep detajet: Ka kaluar një virus, i dëmtoi muskulin e zemrës

Një 12-vjeçar nga Maliqi humbi jetën një ditë më parë për shkak të një miokardit akut. I mituri u transportua më 7 janar në gjendje të rëndë nga spitali i Korçës drejt Pediatrisë së QSUT me tension të lartë, glicemi të lartë, të vjella dhe temperaturë.

QSUT me anë të një njoftimi zyrtar tha se pacienti është diagnostikuar me miokardit akut, një sëmundje e rrallë dhe e rrezikshme, e cila shoqërohet me shkallë të lartë të vdekshmërisë.

Kardiologu Novruz Çaushaj tha se i mituri ka kaluar një virus, i dëmtoi muskulin e zemrës.

“Është një inflamacion i muskulit të zemrës, që shkaktohet nga sëmundje infektive virusale, por veç shkaktarëve infektivë janë edhe shkaktarë të tjerë që mund të çojnë në miokardit akut. Viroza ka dëmtuar muskulin e zemrës. Qeliza bazë e muskulit të zemrës dëmtohet dhe muskuli i zemrës person një dëmtim serioz. Zhvillimi është nga pak ditë në disa muaj, në shumicën e rasteve nuk ka shenja dhe ndaj është e vështirë të diagnostikohet. Në disa raste është aq i shpejtë dhe aq vrasës sa mund të çojë në humbje jete në shumë pak kohë. Moshat më të prekura janë 20-40 vjeçare”, tha mjeku.

Advertisement