Kronike
DOREZOHET RADOIÇIÇ/ Kurti tregon shkakun dhe presionin e Perëndimit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti deklaron se është optimist se Serbia do të dorëzojë kryeterroristin Milan Radojiçiq në rast se Perëndimi sanksionon destruktivitetin e Serbisë. Sipas tij, kjo është mënyra për të vepruar me Beogradin, porse theksoi se Kosova nuk ka levë për ta përdorur kundër Serbisë.
Kreu i ekzekutivit shtoi se inteligjenca e Kosovës dhe institucionet tjera të sigurisë janë vigjilente karshi dhe Serbisë për shkak të synimeve të saj destabilizuese, dhe eshte shprehur i bindur se “nuk mund te planifikohen apo të iniciohen sulme brenda Kosovës.”
Për dezinformatat serbo-ruse që vijnë në drejtim të Kosoves dhe Qeverisë Kurti u shpreh se janë shpifje në përputhje me fantazinë e tyre.
“Ata vazhdimisht shpifin në përputhje me fantazinë e tyre dhe do dëshironin që të kishte sulme ndaj serbëve civilë në mënyrë që pastaj ta përdorin faktin për pretekst, për agresionin e ushtrisë së tyre, mirëpo pikërisht për shkak se nuk eksiton një gjë e tillë, atëherë ata edhe më shumë bëjnë propagandë. Shpeshtimi dhe sforcimi i propagandës së tyre është dëshmi që e njëjta nuk ka sukses, prandaj edhe po rritet intensiteti”, theksoi Kurti.
“Sigurisht që presidenti i Serbisë e përdori kriminelin Milan Raidoiçiq. Ashtu sikurse Vucic eshte Putini I vogel I Ballkanit, ai e ka Radoicicin si Prigozhinin e vogël të Putinit” – deklaroi Kurti duke kujtuar se ndaj presidentit serb duhet ushtruar shume presion.
“E mbaj në mend shumë mirë datën 20 janar 2023 kur Vucic pati pranuar në një konferencë për media marrëveshjen bazike dhe tha që këtë po e bën për dy arsye kryesore. E para sepse nuk dëshiron që qytetarëve të Serbisë t’iu rikthehet regjimi i vizave dhe e dyta që nuk mund t’i humbë 100 mijë vende pune gjermane në Serbi. Pra, kërcënimi me sanksione apo qoftë me kthim të regjimit të vizave si dhe humbjen e vendeve të punës, e detyroi presidentin serb ti drejtohej publikut ne Serbi.
Unë besoj që kjo është mënyra për të vepruar me Beogradin nëse perëndimi demokratik seriozisht e sanksionon destruktivitetin e Serbisë atëherë unë jam optimist që edhe Milan Radioçiqin shpejt do të na e dorëzojnë, mirëpo ne nuk kemi leva kundër Serbisë, siç ka Perëndimi”, theksoi Albin Kurti.