Kronike
Çarje në kokë/ Plagoset me thikë 23-vjeçari teksa qethej në berbehane
Një person është plagosur në Pogradec mbrëmjen e sotme, teksa ndodhej në një berberhane. Ngjarja ka ndodhur në mbrëmjen e sotme, kur Sindi Syzo është futur në berberhane dhe ka gjetur Nikola Agollin. Ky i fundit ka qenë duke u qethur kur është sulmuar me një mjet prerës. sulkmi ka ndodhur menjëherë, pa pasur asnjë konflikt me njëri-tjetrin.
Pasi ka kryer plagosjen, Sindi Syzo është larguar menjëherë nga vendngjarja ku është shpallur edhe në kërkim nga Policia, ndërsa Nikola Agollit ka përfunduar në spital me disa çarje në kokë dhe në krahë. Por fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Mësohet se Sindi Syzo është një person problematik që njihet edhe nga policia e Pogradecit, ndërsa mbeten të paqarta rrethanat e sulmit ndaj Agollit.
NJOFTIMI I POLICISË:
Pogradec/Informacion paraprak
Në lagjen nr.1, Pogradec, shtetasi N.A, 23 vjeç, është konfliktuar për motive të dobëta me shtetasin S.S. Si pasojë e konfliktit shtetasi N.A, është dëmtuar me një mjet prerës, i cili pas ndihmës mjekësore është paraqitur në Komisariat dhe ka bërë kallzim. Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit dhe vijojnë kontrollet për kapjen e tij. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave dhe motivit të ngjarjes.