Aktualitet
EMRI/ Vendosi tritol në derën e një biznesi, identifikohet autori në Theth
Frederik Paplekaj është autori i dyshuar i vendosjes së lëndës plasëse në derën e një market në zonën e Thethit.
Policia e Shkodrës sqaron se autori i kësaj ngjarje, 39-vjeçari Paplekaj u vu në pranga tre orë pas ngjarjes, në kushte tepër të vështira për shkak edhe të reshjeve të dendura të dëborës.
39 vjeçari Paplekaj akuzohet për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv” dhe “Prishja e qetësisë publike”.
Autori u filmua edhe nga kamerat e sigurisë të cilat kishin kapur momentin kur ai u afrua ne këmbë dhe me pas vendosi lenden plasëse.