Connect with us

Kronike

Del FOTO/ 35 qepje, ky është i riu që u dhunua barbarisht nga “i forti” i Pogradecit

Një 23-vjeçar, Nikola Agolli qē shihni në foto, është plagosur mbrëmjen e kaluar në Pogradec teksa ishte duke u qethur në një berberhane.

Mësohet se i riu ka marrë 5 qepje në kokë dhe 30 penj në dorë aty ku ka pasur edhe çarjet më të mëdha me mjetin prerës, sharrë druri.

Edhe pse shkaku mes të rinjve ende nuk dihet, por burimet mediatike bëjnë me dije se autori ka hyrë me shpejtësi në berberhane dhe ka goditur 23 vjeçarin i cili po lante kokën pasi kish mbaruar qethjen.

Pas ngjarjes i riu është arratisur me shpejtësi dhe policia ende nuk ka dhënë asnjë detaj për kapjen e tij.

Burimet bëjnë me dije se autori se Sidni Syzo është një emër i njohur për policinë, por për shkak të njohjeve dhe pasurisë që ka, hyn e del lirisht nga Komisariati i Policisë. Ai ka shkuar me paramendim për të vrarë 23-vjeçarin, por policia ende nuk luan as gishtin e vogël për ta arrestuar.

Banorët e Pogradecit janë të shqetësuar pasi raste të tilla, ku të fortët me lekë, janë të paprekur nga policia, sa vijnë e shtohen, e bashkë me to edhe krimet e kryera prej tyre.

Nikola Agolli (I plagosuri)
Denoncimi në JOQ: “Sonte ne oren 14-30 esht goditur dikush nga shtetasi S.S banues pogradec ky person eshte shume i rresikshem por policia e Pogradecit ne shoqerimet qe i jane bere keti shtetasi e kane liruar perseri pasi vjehrri kti personi paguan shuma te medha parash per ta nxjer jashte perseri ky shtetas ka shkuar per ta vrare me paramendim pasi e ka ndjekur qe para se te shkonte tek berberana kerkojme nga ju ta beni publike rastin sepse mediat postojne gjera qe nuk jan te verteta i demtuari ndodhet akoma ne spital nuk eshte ne gjendje te shkoje ne degen policore sic raportojne mediat qe ka shkuar ka dhene deklaraten po nnuk eshte e vertetei demtuari eshte goditur me mjetin preres Sharre druri ne koke disa here dhe ne pjesen e krahut te majte ku i demtuari ka marre 36 qepje dhe personi Sidni.Syzo esht larguar nga ngjarja ky person eshte shume i permendur ne Pogradec por asnjehere nuk eshte denuar pasi Ka miq ne pjesen e ligjit te pogradecit”

Mësohet se Sindi Syzo është një person problematik që njihet edhe nga policia e Pogradecit, ndërsa mbeten të paqarta rrethanat e sulmit ndaj Agollit.

“Në lagjen nr.1, Pogradec, shtetasi N.A, 23 vjeç, është konfliktuar për motive të dobëta me shtetasin S.S. Si pasojë e konfliktit shtetasi N.A, është dëmtuar me një mjet prerës, i cili pas ndihmës mjekësore është paraqitur në Komisariat dhe ka bërë kallzim. Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit dhe vijojnë kontrollet për kapjen e tij. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave dhe motivit të ngjarjes”, njofton policia.

Advertisement