Kosova
PUSHTIMI I BUTE/ SHBA ‘vë dorën në zjarr’ për Kosovën, Serbinë dhe sanksionet
Ndihmës Sekretari i Departamentit Amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien, duke folur për dialogun strategjik ndërmjet SHBA-së dhe Serbisë, theksoi se çështja e Kosovës është një nga më të ndjeshmet pasi që qeveritë e Serbisë dhe SHBA-së nuk bien dakord për ketë çështje.
Ai gjithashtu vlerësoi se tani ka një mundësi te re për të propozuar një vision te ri per serbët qe jetojne në Kosovë.
“Gjithsesi vendimet do të jenë në dorën e popullit të Serbisë dhe ata do të duhet të vendosin nëse janë të gatshëm të ndërmarrin hapat që pret Evropa, pra njohjen e kufijve mes Kosoves dhe Serbise. Mendoj se ky partneritet I ri Beograd-Washington do të jetë një nga mjetet me të cilat do të mund të shmangim keqkuptimet” – deklaroi O’Bryan duke shtuar se me ndryshimin e administratës, SHBA-të do t’i kushtojë vëmendje te shtuar nevojave të Kosovës që të ketë sukses në aspiratat e saj, por edhe faktit që serbët në ato zona të jetojnë mirë dhe me cilësi, siç është rasti me komunitetet nëpër Evropë, që jetojnë në vendet ku nuk kanë lindur.
“Nëse flasim me njeri-tjetrin, ne mund t’i zgjidhim të gjitha problemet,” theksoi O’Brien.
Kur ra fjala për formimin e asociacionit, O’Brien u shpreh se progresi mund të shihet në praktikë, në dialogun tonë strategjik ose përmes dialogut nën kujdesin e BE-së. SHBA do të ofrojë të gjithë mbështetjen.
O’Brien gjithashtu foli edhe per sanksionet e Industrise serbe te Naftes NIS.
“Ne kemi vendosur sanksione ndaj më shumë se 300 kompanive ruse. Nafta paguan dhe financon agresionin e Rusisë kundër Ukrainës. Rusia bleu NIS për një sasi shumë të vogël parash në qendër të krizës financiare boterore dhe ne do të donim që ajo rrjedhë burimesh të ndalonte dhe i premtuam qeverisë serbe se furnizimi me naftë për Serbinë nuk do të ndërpritet.
Kushti i vetëm është që të mos ketë dalje parash per në Rusi. Ne nuk duam që Rusia ta menaxhojë këtë kompani kyçe në Serbi, pra që pjesëmarrja e Rusisë në këtë kompani të jetë zero” – potencoi O’Brien