Connect with us

Kronike

Vrasje me armë zjarri në Tiranë, viktima u qëllua në makinën e tij

Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur mbremjen e sotme në Tiranë!

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:40, tek “Pallati me Shigjeta” në rrugën “Myrte Zeneli”, ku është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti me drejtues shtetasin Bujar Nasufi rreth 56 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën. 56-vjeçari ka humbur jetën teksa po trasportohej drejt spitalit të Traumës, pasi nuk i ka mbijetuar plagëve të marra në pjesën e sipërme të trupit.

Policia tha se një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhet akoma në vendngjarje dhe vazhdon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të dyshuar.

Shërbimet e Policisë qe nga mbremja e djeshme kane ngritur pika kontrolli dhe po ushtrojnë kontrolle në zonë për kapjen e autorit.

Sipas burimeve, autorët dyshohet se u larguan me motor drejt zonës së Selitës.

Lajmi në përditësim…

Sipas informacioneve të deritanishme, viktima ka një mobileri së bashku me vëllain e tij, ndërsa mësohet se nuk ka asnjë precedent penal.

Më datë 12.01.2025, rreth orës 20:40, tek “Pallati me Shigjeta” në rrugën “Myrte Zeneli”, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti me drejtues shtetasin Bujar Nasufi rreth 56 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën”,- informoi policia e kryeqytetit.

 

 

 

Advertisement