Connect with us

Kronike

Atentati në Vlorë/ Del EMRI i viktimës, person me precedent penal

Është zbardhur identiteti i personi i cili u ekzekutua në një atentat të regjistruar mbrëmjen e sotme në Vlorë. Mësohet se viktima është Kristian Marku, 30 vjeç nga Rrësheni, person me precedent penal.

Kristian Marku ka qenë duke udhëtuar vetëm me një automjet tip “Volkswagen” në momentin kur është qëlluar me armë zjarri rreth orës 18:15, në afërsi të fshatit Novoselë, në autostradën Fier-Vlorë.

Policia bën me dije se vijon krehja e zonës dhe kontrollet për kapjen e autorëve.

Njoftimi:

Rreth orës 18:15, në afërsi të fshatit Novoselë, në autostradën Fier-Vlorë, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin K. M., 30 vjeç, i cili ka humbur jetën.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbime të Policisë së DVP Vlorë dhe grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë Njësia Fier. Vijon krehja e zonës dhe kontrollet për kapjen e autorëve.

Është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë intensivisht hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe sigurimin e provave, me qëllim dokumentimin ligjor të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Advertisement