Kronike
Ekzekutimi i 30-vjeçarit në Vlorë/ Publikohet fotoja e Kristjan Markut, la pas një fëmijë të mitur
Personi që shihni në foto është Kristjan Marku, 30-vjeçari që u ekzekutua në një atentat mbrëmjen e djeshme në autostradën Fier -Vlorë, në afërsi të fshatit Novoselë. Viktima ishte babai i një fëmije të mitur. Familja ka hapur dyert e mortit në Rrëshen, ndërsa i riu do të përcillet për në banesën e fundit nesër.
Tre persona dyshohet se kanë qenë autorët e ekzekutimit të Kristjan Markut i njohur edhe si Kristjan Bardhi. Marku ka marrë tre plumba dhe makina që udhëtonte është përplasur disa herë me trafikndarësin, deri sa ka ndaluar. Ndërkohë, makina e përdorur nga autorët për vrasjen e 30-vjeçarit Kristjan Marku në Novoselë është gjetur e djegur rreth 100 metra larg vendngjarjes.
30-vjeçari është nipi i Martin Bardhit të vrarë në Rrëshen në Shtator të vitit 2023. Për këtë ngjarje u vu në pranga Martin Bardhi, ndërsa në kërkim u shpallën djali i tij, Enrik Bardhi dhe nipi Kristjan Marku, i cili u vra dje. Një nga pistat kryesore ku po heton policia është ajo e përplasjeve mes dy familjeve Reçi dhe Bardhi në Mirditë.