Connect with us

Shkrime

Fevziut jepini hakun…Nga Edmond Arizaj

Nëse Arlind Qorri vërtetë do të ndryshojë sistemin oligarkik, duhet ta marrë pushtetin me revolucion. Në mënyrë demokratike e kemi provuar që nuk e ndryshon dot.

Kemi si provë dikë me fuqi shumë herë më të madhe se ai, Edi Ramën. Para 2013 edhe ai sokëllinte kundër okigarkisë, madje bënte dhe ironi duke çuar të fala.

Njerëzit janë të çuditshëm; sulmojnë Fevziun, por nuk i lënë asnjë emision pa ndjekur. O Fevziut jepini hakun si më i arriri në atë profesion, o kontrolloni veten nga mazokizmi emocional.

Është problem kur disa kërkojnë të bëhen gazetarë të vërtetë e seriozë në pleqëri, aq më problem bëhet kur shoqëria vuan nga amnezia.

Në vendin tonë është kaq e kollajtë të kesh qenë persekutor dhe të marrësh dëshmi si i persekutuar, imagjino për të tjerat.

Populizmi nuk është pronë vetëm e politikës. Dëgjoni me vëmendje emisionet tuaja të preferuara: Gjithkush që del në TV, media e kudo, kërkon të jetë në linjën e mendimit të shumicës, t’ia bëjë qejfin sa më shumë, sepse ashtu fiton vetë më shumë.

Rrallë ka mendim, ide, qêndrim, pëlqim, jashtë rrymës. Ata që e kanë një të tillë nuk trajtohen me dashamirësi si ngjyrat e tjera të pluralizmit të mendimit.

 

Advertisement