Connect with us

Kosova

FRIKE për destabilitet/ EULEX përforcon njësitin policor të specializuar në Kosovë

Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) njoftoi se do të përforcojë Njësinë Policore të Specializuar përmes dislokimit të përhershëm të pjesëtarëve të Forcës Evropiane të Xhandarmërisë

Pjesëtarët e kesaj force do vijne nga Franca, Italia, Lituania dhe Portugalia dhe do të punojnë përkrahë Njësisë Policore të Specializuar, për të përmbushur mandatin e EULEX-it në mbështetje të sigurisë dhe stabilitetit në mbarë Kosovën.

“Pjesëtarët e Forcës Evropiane të Xhandarmërisë pritet të arrijë në Kosovë gjatë ditëve në vijim për ta adresuar nevojën e misionit për forca shtesë në terren për t’i mbështetur më mirë homologët kosovarë – duke përfshirë funksionimin si reagues i dytë i sigurisë në Kosovë, nëse kjo kërkohet dhe është e nevojshme”, thuhet në njoftimin për shtyp të EULEX-it.

Forca perforcuese do të realizojë patrullime dhe do të kontribuojë në krijimin e qartësisë për situatën e sigurisë, duke u angazhuar si reagues i dytë në Kosovë, pas Policisë së Kosovës, ndërsa Forca e NATO-s (KFOR) mbetet reaguesi i tretë.

Ky do të jetë dislokimi i pestë ndërsa dislokimi i parë është bërë në mars të vitit 2022. Përforcimi i NJPSR-së vjen në prag të zgjedhjeve parlamentare në Kosovë, të cilat janë planifikuar të mbahen më 9 shkurt 2025.

Advertisement