Connect with us

Aktualitet

Në kërkim për kultivim kanabisi, Gjykata e Lezhës dënon me 5 vite burg ish-kreun e Njësisë Administrative Ungrej, Gëzim Kola

Gjykata e Lezhës ka dënuar me 5-vite burg, ish-kreun e Njësisë Adminitrative Ungrej, Gëzim Kola. Ky i fundit akuzohet për kryerjen e veprës penale “Kultivimi i bimëve narkotike” e kryer në bashkëpunim. Gjykimi ndaj tij u bë në mungese, pasi vijon të jetë në arrati që prej vitit 2021.

Sipas dosjes hetimore është arritur të provohet se ish-zyrtari është përfshirë në veprimtarinë e kultivimit të drogës në zonën malore të Ungrejt. Ndërkohë Prokuroria kishte kërkuar për Kolën 9 vite burg.

Vendimi i gjykatës pritet të ankimohet në Gjykaten e Apelit nga avokati mbrojtë i Kolës, pasi gjatë hetimit dhe gjykimit ne vazhdimësi është mohuar përfshirja e tij në kultivimin e drogës.

Advertisement