Sport
Interi hap fals në shtëpi, Bologna e ndal 2-2! Asllani nga minuta e parë
Interi dhe Bologna barazuan 2-2 për javën e 19-të (e prapambetur) në Serie A. Dueli në Milano ishte me raste dhe gola, teksa Simone Inzaghi te vendasit hodhi në fushë si titullar Asllanin.
Ishin miqtë që zhbllokuan ndeshjen pas 15 minutash me Castro, ndërsa zikaltërit ia dolën të përmbysnin brenda pjesës së parë me Dumfries dhe Lautaro Martinez.
Në pjesës e dytë Bologna barazoi me Holm në minutën e 64 dhe paçka kohës së mbetur të dyja skuadrat “u pajtuan” me nga një pikë. Në këtë sfidë titullar për vendasit luajti Kristjan Asllani, i cili për 70 minuta në fushë u vlerësua me notën 7.0 sipas “Sofascore”.
Pas këtij rezultati Interi me 44 pikë dhe një ndeshje më pak ndodhet në pozitën e dytë, tre pikë pas kryesuesve të Napolit. Ndërkohë Bologna me 30 pikë mban vendin e tetë.