Connect with us

Pinknews

“S’kam për ta hequr më”/ Xhensila Myrtezaj zbulon çfarë mban gjithmonë me vete

Xhensila Myrtezaj është një ndër personazhet më të përfolur të shoëbizzit në Shqipëri. Së fundmi gjatë një vlog-u të realizuar nga bashkëpunëtorët e saj të ngushtë, Xhensila Myrtezaj ka ndarë një detaj të veçantë për ndjekësit e saj.

Gjatë udhëtimit të saj në Australi për festat e fundvitit, kamera ka kapur një varëse të thjeshtë që këngëtarja ka mbajtur në qafë.

Varësja ka një mesazh shumë të veçantë: Mama.

Kjo është një dhuratë që Xhensila ka marrë nga regjisorja gjatë xhirimeve të një klipi.

Xhensila ka treguar se kjo varëse mban pjesën më të rëndësishme të saj dhe është një simbol i dashurisë dhe marrëdhënies së ngushtë me fëmijët.

Klaudia: Kjo është varësja…

Xhensila: Që Klaudia më ka dhuruar…

Klaudia: Te klipi…

Xhensila: Dhe që unë s’e kam hequr më dhe që s’kam për ta hequr më.

Klaudia: Sa herë unë e shoh, emocionohem.

Xhensila: Dhe e kam me vete gjithmonë, pjesën time më të rëndësishme.

 

Advertisement