Connect with us

Aktualitet

EMRI/ Shpërthimi i digës në Bunec, procedohet penalisht administratori i HEC-it

Diga e hidrocentralit Sasaj në Bunec të Lukovës shpërtheu mesditën e djeshme dhe uji shkaktoi përmbytje të 12 bizneseve turistike.

Uji dhe balta bllokuan edhe aksin rrugor Himarë-Sarandë.

Policia njofton se ka nisur procedim penal për administratorin e hidrocentralit, Vangjel Ngjelo.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Himarë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”, për shtetasin Vangjel Ngjelo, 68 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi dje, rreth orës 12:30, në hidrocentralin ku ai është administrator, është çarë diga, dhe si pasojë është bllokuar rruga nacionale “Himarë-Sarandë” dhe janë përmbytur disa banesa në vendin e quajtur “Bunec”.”, thuhet në njoftim.

Materialet procedurale i kaluan prokurorive, për veprime të mëtejshme.

Advertisement