Aktualitet
EMRI/ Arrestohet ish-kryetari i komisionit për prokurimet publike në Bashkinë e Memaliajt
Ish-kryetari komisionit për prokurimet publike në bashkinë Memaliaj, Ergi Shehu është vënë në pranga. Policia bën me dije se arrestimi i Shehu ka ardhur për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës”, “Mashtrimi” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.
31-vjeçari dyshohet se gjatë periudhës 2023-2024 ka shpërdoruar detyrën si kryetar i komisionit për prokurimet publike ka mashtruar administratorët e disa subjekteve tregtare dhe duke falsifikuar dokumentet për disa procedura prokurimi. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i policisë:
DVP Gjirokastër/ Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare kapën dhe ndaluan shtetasin E. Sh., 31 vjeç, banues në Memaliaj, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës”, “Mashtrimi” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.
Nga hetimet e kryera për disa muaj, me metoda proaktive, dyshohet se ky shtetas, gjatë periudhës 2023-2024, kur ka qënë i punësuar në bashkinë Memaliaj, ka shpërdoruar detyrën si kryetar i komisionit për prokurimet publike, duke mashtruar administratorët e disa subjekteve tregtare dhe duke falsifikuar dokumentet e nevojshme për disa procedura prokurimi. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.