Politike
Plani i fshehtë i Berishës me ‘primaret’, eleminon Gaz Bardhin dhe nxjerr vajzën e tij
Azgan Haklaj ka folur rreth primareve të Berishës dhe debatet që ka nxitur kjo çështje brenda vetë grupit të PD-së.
Haklaj theksoi se primaret e Berishës synojnë të godasin grupin e Gazment Bardhit, duke krijuar një parti “bunker” kundër SHBA-së. Ai akuzoi Berishën për përpjekje për të kontrolluar PD-në dhe për marrëveshje të fshehta me Ramën.
‘Ato që kam thënë në studio po konkretizohen nga zoti Berisha. Thashë se deklaratat e Berishës dhe Bardhit, bashkim në diversitet po dalin se janë falso. Çfarë do veprimi të bëjë Berisha godet PD? Me primaret do të godasë grupin e Bardhit. Do të vendos vajzën. Do parti bunker kundër SHBA. Deklaratat e Bardhit dhe Flamur Nokës dëshmojnë se aty ka një krizë. Grupi Çiftelia do të eliminojë grupin Kërcimi. Kërcyet për t’ju servilosur Berishës. Berishës i duhet PD. E ka marrë në bashkëpunim me Ramën. Dështoi ta merrte në 8 janar. E mori me marifetin e Agron Zhukrin. Tha atëherë se është i lumtur që nuk fitoi PD. E patë Braimllari do shkojë te Rama. Ka firmosur këshilltar i zotit Berisha. Është në nderin e tyre të largohen. Në 2023. Në koalicion me Metën, këto këshilltar janë firmosur nga Braimllari.’