Connect with us

Politike

Berisha sulmon Altin Dumanin pas daljes nga SPAK

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u paraqit sot në Prokurorinë e Posaçme në zbatim të masë së sigurisë “Detyrim Paraqitje” të caktuar nga gjykata.

Pas daljes nga SPAK, Berisha nisi sulmet ndaj këtij institucioni, por edhe drejtuesit të saj, Altin Dumani.

“Çfarë turpi, e kanë rrethuar me policë. Frikacakë. Ju asgjë s’po bëni.

Organizata kriminale e skapit të partisë, e kryesuar nga Altin Lala, do të ketë atë fund që kanë pasur të gjitha veglat e diktaturës në çdo kohë. Do përfundojë në koshin e plehrave të historisë.

Të vazhdojmë këtë betejë, ata do kenë atë fat që meritojnë dhe shumë shpejt. Kohërat nuk janë për diktaturat”, theksoi ai.

Advertisement