Politike
“Kam vizituar Shqipërinë kur ishte si Koreja e Veriut”/ Rama batuta me moderatorin: Ke qenë agjent…
Teksa merrte pjesë në sesionin me temë “Mënyra se si do të udhëtojmë” në Forumin Ekonomik Botëror që zhvillohet në Davos, kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer batutat.
Teksa moderator Richard Quest nga CNN International tregonte se kishte vizituar Shqipërinë gjatë kohës së diktaturës, ai e cilësoi atë si Korenë e Veriut të Evropës.
Në atë moment Rama ngriti në mënyrë humoristike pretendimin se Quest ka qenë duke punuar për ndonjë agjenci të huaj që nuk ka qenë dashamirëse për vendet demokratike, ose ka qenë marksist, pasi asokohe “askush nuk mund të hynte” në Shqipëri.
Nga ana tjetër moderator Quest u “justifikua” duke treguar se kombëtarja e Anglisë përballej me atë të Shqipërisë, ndaj edhe ishte lejuar të hynte në Shqipërinë komuniste.
Quest: Njëherë e një kohë keni qenë Koreja e Veriut të Evropës dhe e kam vizituar. Kam qenë në kohët e vjetra
Rama: Atëherë, më duket se paske punuar për ndonjë agjenci që nuk ka qenë dashamirëse për vendet demokratike, sepse askush nuk mund të hynte, ose ke qenë marksist.
Quest: Jo jo, luante Anglia me Shqipërinë, ndaj iu duhej të na lejonin të hynim
Rama: Nuk jam i sigurt për këtë Richard, por kush nuk ka gjë për të fshehur
Quest: Përpjekje e mirë kryeministër.